Muhammed Emin Canik
26 Shkurt 2022•Përditësim: 26 Shkurt 2022
Qindra persona në Argjentinë marshuan për të protestuar kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e organizuar në kryeqytetin Buenos Aires nga shtetasit me origjinë ukrainase ku morën pjesë qindra persona, u protestua përpara ambasadës së Rusisë në Buenos Aires kundër sulmeve të Rusisë kundër Ukrainës.
Protestuesit marshuan deri në ambasadën ruse, kënduan himnin kombëtar të Ukrainës dhe mbajtën në duar flamuj ukrainas.
Protestuesit në duar mbanin pankarta kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe hodhën slogane që dënojnë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
Duke vendosur pankartat e tyre kundër luftës përpara barrierave të vendosura para ambasadës, protestuesit e krahasuan Putinin me "Hitlerin" dhe bënë thirrje për t'i dhënë fund sulmeve ndaj Ukrainës.
Në deklaratën që u lexua u bë thirrje për paqe dhe u theksua "Përjetimet janë një gjë që Evropa nuk i ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore dhe aktualisht po vazhdon e njëjta frikë, i njëjti terror. Tanket po përparojnë dhe njerëzit po vdesin".