Ekip
24 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
LONDËR (AA) – Policia në Manchester njoftoi se ka arrestuar edhe tre persona lidhur me sulmin e vetëvrasësit me bombë gjatë koncertit ku humbën jetën 22 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Të mërkurën nga policia njoftuan se arrestimet janë kryer në pjesën jugore të Manchester-it, ku një ditë më herët po ashtu arrestuan një person 23 vjeçarë dhe bastisën një numër të madh të shtëpive.
Policia është duke tentuar që të vërtetojë nëse vetëvrasësi me bombë Salman Abedi ka vepruar vet apo ekziston rrezik për sulme të reja.