Recep Şakar
01 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
MELBURN (AA) – Në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen nesër (2 korrik) në Australi, të drejtë vote kanë 15 milionë e 468 mijë e 329 votues, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e koalicionint midis Partisë Liberale dhe Partisë Kombëtare nën udhëheqjen e kryeministrit Malcolm Turnbull, meqenëse nuk kishte arritur t’i kalojë ligjet e dëshiruara në senat, në muajin prill vendosi që më 2 korrik të shkojnë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Sipas sondazheve në opinionin publik, gara do të zhvillohet mes koalicionit qeverisës Liberal-Kombëtar dhe partisë kryesore opozitare, Partia Laburiste.
Sondazhet vazhdojnë ta ruajnë epërsinë dhe suksesin e njëjtë të koalicionit qeverisës, i cili në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 arriti të dërgojë 90 deputetë në parlamentin me gjithsej 150 ulëse. Ndërkaq, anketat e fundit gjithashtu e nxjerrin fitues koalicionin qeverisës me një epërsi të vogël.
Nga ana tjetër, kësaj radhe shihet një trend i një pjese të madhe të votuesve që nuk e parapqëlqejnë qeverinë që ndryshon mes partive të koalicionet dhe Partisë Laburiste, të cilët pritet që nesër votën ta shfrytëzojnë në favor të partive të vogla.