Ekip
01 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
RAMALLAH (AA) – Trupat izraelite vranë një palestineze në qytetin El-Halil në Bregun Perëndimor, me pretekstin se kishte sulmuar një ushtar izraelit më thikë, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sara Hajjaj (27) u qëllua për vdekje, pasi që pretendohet se kishte sulmuar një ushtar izraelit me thikë në afërsi të xhamisë Al-Ibrahim në qytetin e pushtuar Hebron.
Hajjaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa në mesin e trupave izraelite nuk pati të plagosur, sipas ushtrisë izraelite.