Fatma Bülbül
28 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
MELBURN (AA) - Tre persona e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël në rajon Suttontown pranë Mount Gambier në Australi, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia australiane njofton se avioni njëmotorësh Tobago është rrëzuar në një fushë, por nuk ka dhënë detaje për numrin e personave të cilët kanë qenë brenda tij, ndërsa nuk ka bërë të ditur as identitetin e viktimave.
Këshilli australian për sigurinë në transport ka bërë të ditur nisjen e një hetimi për shkaqet e rrëzimit të avionit.
Muajin e kaluar në një aksident të ngjashëm në Renmark, jetën e humbën tre persona.