Haydar Hadi
28 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
BAGDAD/MOSUL (AA) – Forcat e Irakut kanë arritur të marrin nën kontroll gjysmën e rajonit të Mosulit të Vjetër, i cili ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve të Irakut thuhet se “Forcat e përbashkëta të cilat po luftojnë në Mosul, kanë arritur të vendosin kontroll në gjysmën e rajonit të Mosulit të Vjetër”.
Ushtria e Irakut më parë bëri të ditur se ka marrë përsëri lagjet Meshahde dhe El-Bid të këtij rajoni. Rajoni i Mosulit të Vjetër, ku terroristët e DEASH-it kanë formuar bashkësitë e tyre, formohet nga lagje të ngushta dhe ndërtesa të vjetra.
Kjo bën që ushtarët të zhvillojnë luftë në rrugë kundër terroristëve, por jo me tanke e automjete tjera ushtarake.
Ushtria irakiane pas kthimit të pjesës lindore të Mosulit, më 19 shkurt nisi operacionin e çlirimit të pjesës perëndimore të këtij qyteti.