Recep Şakar
24 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
MELBURN (AA) - Pas sulmit në Manchester Arena në Britani të Madhe që rezultoi me vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e 59 të tjerëve, Australia ka paralajmëruar shtetasit e saj të cilët do të udhëtojnë për në këtë vend të jenë të kujdesshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë (DFAT) thuhet se niveli i rrezikshmërisë nga terrorizmi në Britani është ngritur në shkallën më të lartë, atë "kritike".
Në deklaratë kërkohet që shtetasit e Australisë që do të udhëtojnë apo veçmë gjenden në Britani të qëndrojnë larg Manchester Arenës dhe rrethinës së saj.
"Jini vigjilent lidhur me sigurinë personale dhe merrni parasysh paralajmërimet e mediave dhe zyrtarëve lokalë. Ju sugjerojmë të jeni shumë të kujdesshëm në Mbretërinë e Bashkuar tani", thuhet më tej në deklaratë.