Tayfun Salcı
24 Maj 2017•Përditësim: 24 Maj 2017
LONDËR (AA) - Kryeministra britanike Theresa May ka njoftuar se niveli i kërcënimit nga terrorizmi në vend është rritur në shkallën më të lartë, atë "kritike", raporton Anadolu Agency (AA).
May ka kryesuar mbledhjen e kabinetit të situatave emergjente për sigurinë të zhvilluar për herë të dytë pas sulmit terrorist në Manchester ku më pas ka bërë disa deklarata për mediat.
Pasi ka transmetuar se njësitë e inteligjencës dhe të sigurisë janë duke hetuar nëse sulmuesi ka vepruar i vetëm apo si pjesë e një rrjeti May tha se "nuk mund të lëmë jashtë mundësive praninë e një grupi më të gjerë të lidhur me sulmin".
Duke bërë të ditur se Qendra e Përbashkët për Analizimin e Terrorizmit e cila është edhe njësia e pavarur përgjegjëse për përcaktimin e nivelit të kërcënimit të terrorizmit në kuadër të të dhënave ka vlerësuar rritjen e nivelit të sigurisë May ka thënë "Duke u bazuar në hetimet e sotme është vendosur që niveli i sigurisë së kërcënimit nga ‘serioz‘ të rritet në nivelin ‘kritik‘. Kjo nënkupton se sulmi nuk qëndron në mundësinë e kryerjes, por se mund të ndodhë në çdo moment".
Ndër të tjera May ka vënë theksin se do t'i ofrohen burime të reja policisë për rritjen e nivleit të sigurisë. Sipas saj, policia në këtë kuadër ka kërkuar autorizim nga Ministria e Mbrojtjes për kërkimin e personalit ushtarak të armatosur gjë të cilën edhe ministria e ka miratuar.