Aşkın Kıyağan
14 Shkurt 2017•Përditësim: 15 Shkurt 2017
VJENË (AA) – Autoritetet policore të Austrisë kanë arrestuar një të ri i cili përveç që ngjanë, vishet dhe imiton liderin nazist nga Lufta e Dytë Botërore, Adolf Hitler, transmeton Anadolu Agency (AA).
Djaloshi 25 vjeç, siç theksojnë mediat austriake është arrestuar nën akuzën për propagandë naziste. Veten e quante Herald Hitler, ndërsa është arrestuar me kërkesë të prokurorisë së Riedit.
Përndryshe i riu vishej me rroba të periudhës naziste, kishte mustaqe dhe flokë si të Hitlerit, ndërsa është parë edhe në afërsi të shtëpisë ku ka lindur lideri famëkeq Adolf Hitler në Braunau am Inn.
Hetimet kundër djaloshit filluan pas ankesave të shumta të banorëve lokalë të atij qyteti. Adolf Hitler ka lindur në Braunau am Inn në vitin 1889.
Ai ishte një politikan gjerman, lider i partisë gjermane Nacional- Socialiste të Punëtorëve e njohur si Partia Naziste. Ishte një diktatori absolut i Gjermanisë nga viti 1934 deri në vitin 1945, ndërkohë që mbante edhe titullin e Kancelarit të Rajhut.
Forcat naziste të udhëhequra nga ai, janë përgjegjëse për gjenocid dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës, përfshirë vrasjen të rreth 17 milionë civilëve.
Në çastet e fundit para rënies së Berlinit në vitin 1945, Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun kryen vetëvrasje.