Ahmet Gürhan Kartal
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
LONDËR (AA) – Qeveria e Britanisë së Madhe u ka shkruar të martën mbi 185.000 qytetarëve të saj të cilët ishin nënshkruar në peticionin parlamentar kundër vizitës së paralajmëruar shtetërore të presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se presidenti i SHBA-ve “do të ketë trajtim të plotë miqësor” gjatë vizitës së tij zyrtare në Britani, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mijëra përgjigjet përmes e-mailit në adresë të nënshkruesve të peticionit kundër vizitës së Trumpit, qeveria ka shkruar se “Jemi të përkushtuar në mikpritjen tonë për presidentin Trump”.
Ftesa e kryeministres Theresa May i ishte dorëzuar Trumpit gjatë qëndrimit të saj në në SHBA më 27 janar, duke ngjallur kritika të ashpra në Britani të Madhe nga shkaku i ndalesës të cilën e nënshkroi Trump për shtatë shtetet me shumicë muslimane.
“Qeveria njeh pikëpamjet e shprehura në peticion mirëpo nuk e përkrah të njëjtin”, është përgjigja e qeverisë britanike e cila sqaron se ftesa reflekton rëndësinë e marrëdhënieve të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar por se aktualisht nuk ka një datë të saktë se kur Trump do të vizitojë Londrën.
Peticioni i nënshkruar nuk bënë thirrje për ndalesë të hyrjes së Trumpit në Britani, por vetëm ndalësë për vizita zyrtare shtetërore “sepse paraqesin turp për Shkëlqesinë e saj, Mbretëreshën”.
Peticioni pohon se vullgariteti dhe mizogjinia e dokumetuar e Trumpit e përjashton atë nga takimet me mbretëreshën dhe figurat tjera mbretërore.