Gözde Bayar
13 Qershor 2019•Përditësim: 14 Qershor 2019
Qeveria e Austrisë konfirmoi se do të mbyllë qendrën saudite të dialogut ndërfetar në Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra është hapur me emrin Qendra Ndërkombëtare "Mbreti Abdullah bin Abdulaziz" për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulutror (KAICIID).
Qeveria mori vendimin e mbylljes së qendrës me kërkesë të deputetëve të 5 partive politike në Austri.
Arsye e mbylljes të KAICIID ishin raportet negative për respektimin e drejtave të njeriut dhe kritikat me të cilat ballafaqohet Arabia Saudite lidhur me këtë problem.
Autoritetet austriake më së shumti i zemëroi rasti i fundit i shqiptimit të dënimit me vdekje në Arabinë Saudite ndaj Murtaj Qureirs. Ky ishte një i ri 18 vjeçar i cili kishte kaluar 5 vite në burg, me pretendimet se në moshën 10-vjeçare kishte marrë pjesë në protestat antiqeveritare.
KAICIID mbledh pesë religjionet më të mëdha në botë, kurse në vitin 2012 u themelua nga Austria, Spanja dhe Arabia Saudite. Puna e qendrës financohet nga Arabia Saudite.