Ruslan Rehimov
27 Shtator 2020•Përditësim: 28 Shtator 2020
Ushtria e Azerbajxhanit filloi kundërsulmin pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit deklaroi se komanda e ushtrisë së Azerbajxhanit për të ofruar sigurinë e popullatës civile ka vendosur të fillojë kundërsulmin përgjatë gjithë vijës së frontit.
"Njësitë tokësore, njësitë e tankeve, njësitë e raketave dhe artilerisë, me mbështetjen e mjeteve ajrore pa pilot përcaktuan dhe shkatërruan një numër të madh të ushtarëve, komplekseve dhe mejteve ushtarake të Armenisë të cilët ndodheshin në front dhe në thellësi të mbrojtjes", thuhet në deklaratën e ministrisë në të cilën vihet në dukje që në drejtime të ndryshme të vijës së frontit janë shkatërruar edhe 12 sisteme të raketave kundërajrore OSA të Armenisë.
Në deklaratë thuhet se ushtria armene ka rrëzuar një helikopter ushtarak të forcave ajrore të Azerbajxhanit në zonën Tertet dhe se nga ekuipazhi nuk ka të plagosur apo të vdekur.