Şerife Çetin
13 Nëntor 2017•Përditësim: 13 Nëntor 2017
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendimin për masa kufizuese ndaj Venezuelës, duke përfshirë një embargo në armë, ndalesë udhëtimi dhe ngrirjen e pasurive, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Këshilli Evropian, BE-ja ka vendosur me unanimitet të zbatojë kufizime ndaj Venezuelës në mënyrë që, siç thuhet, të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes paqësore për krizën politike që ka përfshirë vendin.
BE-ja thekson se është në gatishmëri të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje që do përfshinte të gjitha palët dhe do të përmbushtje nevojat e popullit të Venezuelas, duke rikujtuar se Venezuelës tashmë i është bërë thirrje për dialog dhe pajtim nga ana e BE-së.