Gülbahar Sayım
13 Nëntor 2017•Përditësim: 14 Nëntor 2017
KINSHASA (AA) - Numri i të vdekurve në Republikën Demokratike të Kongos, si pasojë e epidemisë së kolerës është rritur në 871, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Në epideminë e kolerës që ka shpërthyer në muajin janar në vend, prej rreth 44 mijë raste të dyshuara kanë humbur jetën 871 persona", është theksuar në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.