Stipe Majic
21 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Ish-kryeministri i Italisë dhe një nga eurodeputetët më të vjetër, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se Bashkimit Evropian (BE) i duhet një ushtri e vetme, duke vlerësuar fenomenin e pashmangshëm të migracionit masiv nga Afrika, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Zagreb, Berlusconi theksoi se BE-ja duhet të mbështesë fermerët dhe bizneset, si dhe të krijojë një politikë të përbashkët për migracionin dhe "kthimin në planet e themeluesve".
"Ata donin, ju të keni një vend të bashkuar evropian, nëse e mbani mend, një Evropë me një politikë të vetme dhe të unifikuar të mbrojtjes", tha Berlusconi, duke shtuar se konsideron se kjo është sfida më e madhe me të cilën përballet BE-ja.
Ai tha se është e nevojshme të bashkohen forcat ushtarake të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, duke theksuar se Evropa duhet të jetë edhe njëherë një forcë ushtarake globale "në gjendje të ulet me amerikanët, kinezët dhe rusët në tryezën ku merren vendimet".
Berlusconi paralajmëroi se BE-ja ka nevojë për aftësi ushtarake për t'u mbrojtur nga fenomeni i migrimit masiv dhe se migracioni që vjen nga Afrika tregon se ky fenomen do të ndodhë në të vërtetë.
"Prandaj, ne duhet të jemi një forcë e fuqishme ushtarake për të parandaluar valët e migrantëve nga vendet afrikane", tha Berlusconi.