Turgut Alp Boyraz
09 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
TEL AVIV (AA) - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, të hënën në Tel Aviv u takua me ish-Presidentin e Izraelit, Shimon Peres, raporton Anadolu Agency (AA).
Para gazetarëve Biden tha se në takimin me Peres kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe çështje të tjera rajonale.
"Më vjen mirë që ndodhem përsëri këtu. Iu përcjellë përshëndetjet e Presidentit Barak Obama. Deri në fund, jemi të përkushtuar për sigurinë e Izraelit. Shpresojmë se në këtë fushë do të kontribuojmë për përparimin", tha Biden.