Övünç Kutlu
04 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Kandidati demokrat Joe Biden ka marrë kryesimin ndaj presidentit Donald Trump në shtetin kyç të Michiganit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas rezultateve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ish-nënpresidenti amerikan deri më tani ka fituar 2.518.923, ose 49,4 për qind të votave, që është rreth 18.000 më shumë se 2.500.843 votat e Donald Trump, ose 49,1 për qind, sipas Associated Press.
Në Michigan, me 16 vota delegatësh, thuhet se janë numëruar 94 për qind e votave.
Megjithatë, Biden dhe Trump janë në garë të ngushtë në një numër shtetesh të tjera kryesore.
Në Georgia, Karolinën e Veriut, Pennsylvania dhe Alaska, Trump është ende përpara Biden-it, ndërsa kandidati demokrat udhëheq në Wisconsin dhe Nevada.
Në vitin 2016, Trump fitoi Michigan-in me gati 11.000 vota më shumë se rivalja e tij e atëhershme demokrate Hillary Clinton.