Michael Gabriel Hernandez
07 Qershor 2021•Përditësim: 08 Qershor 2021
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, presidenti Joe Biden po synon të shqyrtojë "gjerësinë e plotë" të lidhjeve SHBA-Turqi kur ai të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, më vonë këtë muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se takimi, i planifikuar të mbahet në margjinat e samitit të NATO-s më 14 qershor në Bruksel, paraqet "një mundësi për rishqyrtim e ngjashme me biznesin", duke shtuar se Biden dhe Erdoğan "të dy po e presin rastin".
"Edhe presidenti Biden e njeh presidentin Erdoğan shumë mirë", tha Sullivan gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.
Dy liderët do të adresojnë situatat në Mesdheun Lindor, Siri, Iran, Malësinë e Karabakut, theksoi Sullivan, duke shtuar se do të adresojnë edhe "rolin që Turqia do të luajë në vazhdimësi në lidhje me negociatat dhe diplomacinë në Afganistan".
Ai shtoi se ata po ashtu do të diskutojnë "sesi SHBA dhe Turqia veprojnë me disa nga dallimet tona të rëndësishme mbi vlerat dhe të drejtat e njeriut, si dhe çështjet e tjera".