Ali Cura
16 nëntor 2021•Përditësim: 17 nëntor 2021
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, lidhur me krizën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca bjelloruse thuhet se dy liderët në një bisedë telefonike diskutuan për situatën në kufirin Bjellorusi-Poloni si dhe veprimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes të Shtetit Union Rusi-Bjellorusi.
"Është diskutuar edhe për situatën në Ukrainë dhe stërvitjet ushtarake të paplanifikuara të SHBA-së në kufijtë e Rusisë dhe në Detin e Zi", thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se Lukashenko e ka informuar presidentin rus lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi me kancelaren gjermane, Angela Merkel.