Nancy Caouette
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
SAO PAULO (AA) – Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë llogariten si të zhdukur në fundosjen e anijes me rreth 70 pasagjerë në shtetin verior brazilian Para, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet braziliane njoftuan se 15 persona mbijetuan, ndërsa për dhjetëra të tjerë ende kërkohet.
Aksidenti ndodhi në natën mes të martës dhe të mërkurës në lumin Shingu, dega më e madhe e Amazonit, afër qytetit Porto do Moz.
Policia lokale heton shkakun e aksidentit, ndërsa në kërkim është përfshirë edhe flota.
Transporti me anije është i zakonshëm në Brazilin verior, kryesisht për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore.