Bota

Brexit ka afruar danezët me BE-në

Të dhënat tregojnë se 62 për qind e danezëve kundërshtojnë mbajtjen e një referendumi popullor në lidhje me çështjen nëse Danimarka duhet të largohet apo të mbetet në BE

Davut Çolak  | 05.01.2019 - Përdıtësım : 06.01.2019
Brexit ka afruar danezët me BE-në

Kopenhagë

KOPENHAGË (AA) - Sipas një hulumtimi përqindja e danezëve që dëshirojnë largimin e Danimarkës nga Bashkimi Evropian (BE) ka shënuar ulje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat tregojnë se 62 për qind e danezëve kundërshtojnë mbajtjen e një referendumi popullor në lidhje me çështjen nëse Danimarka duhet të largohet apo të mbetet në BE, ndërsa vetëm 26 për qind e tyre e mbështesin një referendum të tillë.

Në rast të organizimit të një referendumi për largimin apo qëndrimin e Danimarkës në BE, 66 për qind e danezëve që morën pjesë në hulumtim u deklaruan se do të votonin për të qëndruar në BE ndërsa 22 për qind u përcaktuan për largim nga BE-ja.

Kujtojmë se në një hulumtim të zhvilluar para referendumit të mbajtur në vitin 2016 për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit), thuhet se 33 për qind e danezëve mbështesnin idenë për një referendum popullor për largimin e Danimarkës nga Unioni. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın