Emel Öz Gözellik
05 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Një person në Çeki ka humbur jetën si pasojë e sulmit nga luani që ruante në kopshtin prapa shtëpisë së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC, 33-vjeçari Michal Prasek është vrarë nga njëri prej dy luanëve për të cilët kujdesej në kafazët që mbante prapa shtëpisë në fshatin Zdechov.
Zyrtarët njoftuan se trupi i pajetë i Prasek është gjetur brenda kafazit nga ana e babait të tij.
Siç thuhet, policia është detyruar të qëllojë me armë luanët për të arritur deri te kufoma.
Prasek më herët është gjobitur për ruajtje të luanëve pa leje, por nuk kishte lejuar hyrjen e zyrtarëve në shtëpinë e tij.