İdris Okuducu
21 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
ERBIL (AA) – Komandanti në Ministrinë e Peshmergë të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut Sirvan Barzani deklaroi se terroristët e DAESH-it pozitat e tyre i kanë qëlluar me raketa me armë kimike, raporton Anadolu Agency (AA).
“Terroristët e DAESH-it gjatë javës së kaluar dy herë qëlluan pozitat tona me 12 raketa me armë kimike. Me këtë rast humbi jetën një ushtar, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën”, tha Barzani, në deklaratën për mediat në Erbil.
Ai tha se forcat e Peshmergëve janë të pafuqishëm në raport me armët kimike dhe shtoi se ndonëse sulmet e tilla nuk janë që të shpeshta, në pozitat gjenden mjete të domosdoshme mjekësore në rast të plagosjes së ushtarëve të tyre.