Emin Avundukluoğlu
21 Prill 2016•Përditësim: 21 Prill 2016
ANKARA (AA) – Më shumë se 500 pacientë sirianë janë evakuuar nga tre qytete dhe një fshat në Damask dhe Idlib, si pjesë e misionit të mbështetur nga OKB-ja, bënë të ditur burimet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet, të cilët folën për AA në kushte anonimiteti për arsye sigurie, theksuan se të mërkurën OKB-ja ndihmoi që të evakuohen 504 banorë nga qytetet e Madaya dhe Zabadani në Damask dhe qyteti Fuah dhe në fshatin Kufriya në Idlib.
Zyrtarët në qendrën shëndetësore të Madaya theksuan për AA se vetëm 34 pacientë nga 1000 që jetojnë në qytet janë referuar në spitalet e zonës metropolitane të Damaskut.