Alma Çekovic
21 Korrik 2019•Përditësim: 22 Korrik 2019
Lojtari i kombëtares spanjolle, David de Gea (28), do të nënshkruajë kontratë të re shumëvjeçare me Manchester United, në bazë të së cilës do të bëhet portieri më i paguar në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan “Sky Sports”, De Gea në United do të fitonte mes 390.000 dhe 420.000 euro në javë.
Kontrata aktuale e portierit spanjoll skadon në fund të këtij sezonit, ndërsa negociatat me klubin nga “Old Trafford” zgjasin më shumë një vit.
De Gea në United erdhi nga Atletico Madrid në vitin 2011 dhe katër herë është shpallur lojtari më i mirë i “djajve të kuq”.