Muhammet Kurşun
21 Korrik 2019•Përditësim: 21 Korrik 2019
Gjatë përleshjes që ndodhi në Saravan, në Sistan dhe Baluchistan, në juglindje të Iranit, me një grup të armatosur, kanë humbur jetën dy pjesëtarë të Gardës Revolucionare, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror iranian lajmëron se në përleshjen që shpërtheu mbrëmë në Saravan, jo shumë larg nga kufiri me Pakistanin, humbën jetën dy ushtarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.