Mahmoud Barakat
09 Maj 2017•Përditësim: 09 Maj 2017
BAGDAD (AA) – Grupi terrorist DEASH ka ekzekutuar 40 të burgosur në provincën veriore Kirkuk në Irak, bëri të ditur sot një oficer i policisë irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ata u ekzekutuan me akuza se kanë ikur nga fushë beteja gjatë luftës kundër forcave të sigurisë", tha për AA, kapiteni Hamed al-Obeidi.
Zyrtari irakian tha se DEASH, duke pasur frikë nga revoltat, po përpiqej të zbrazte burgjet në qarkun Hawija në provincën perëndimore të Kirkukut.
DEASH ende kontrollon një zonë të madhe në Kirkukun jugperëndimor nga ku ndërmerr sulme kundër forcave të sigurisë në provincat Kirkuk dhe Diyala.
Forcat irakiane, mbështetur nga aeroplanët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, aktualisht janë të angazhuar në një ofensive masive për të dëbuar grupin terrorist nga Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut në aspektin e popullsisë.