İdris Okuducu
18 tetor 2015•Përditësim: 18 tetor 2015
BAGDAT (AA) - Ministria irakiane e Mbrojtjes njoftoi se ka rimarrë nga organizata terroriste DAESH "rezidencën presidenciale të Sadamit" e cila ndodhet në veri të zonës Bejxhi në rajonin Salahaddin dhe gjithashtu ka marrë plotësisht nën kontroll këtë rajon. Gjithashtu bëhet e ditur se si pasojë e bombardimeve të avionëve të Forcave Ajrore të Irakut janë varë një numër i madh terroristësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Rrjeti mediatik i Luftës i Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se "Ushtria e Irakut e pajisur me armë të rënda dhe forcat Hashdi Shabi (forcat milice Shiite) vendosën nën objektiv pozicionet e organizatës terroriste DAESH të vendosura në rajonin Fethe mes Salahaddin dhe Kerkuk-ut".
- Operacion nga Forcat ajrore të Irakut-
Në vazhdim të deklaratës thuhet se si pasojë e bombardimeve të avionëve të Forcave Ajrore të Irakut ndaj pozicioneve të DAESH në rajonet Elbu Ferac dhe Telmishehide të Enbarit janë varë një numër i madh terroristësh, janë shkatërruar 3 mjete të tyre si dhe janë goditur edhe 6 objektiva.
Ndërsa ushtaraku Xhebbar Hasan në një deklaratë për AA-në u shpreh se: "Forcat e ushtrisë këtë mëngjes kanë ndërmarrë një operacion me armë të rënda në rajonin Fethte ndaj militantëve të DAESH të cilët po përpiqeshin të pengonin përparimin e forcave të sigurisë”.
Hasan ka theksuar ndër të tjera se sipas informacioneve paraprake të marra janë vrarë 22 militantë si dhe janë shkatërruar 2 baza të terroristëve.
Theksohet gjithashtu se forcat e sigurisë janë duke përparuar me kujdes për shkak të minave nëpër rrugë dhe kurtheve me bomba të vendosura nëpër shtëpi dhe vende të ndryshme