Emel Öz Gözellik
07 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
ANKARA (AA) - Burimi i ''Dosjes Panama'' deklaroi se do të mund të ndihmojë autoritetet të cilët në kthim të sigurimit të pacenueshmërisë për ata, kryejnë hulumtim në lidhje me dokumentet, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimi i cili prapa ''Dosjes Panama'' përdor pseudonimin ''John Doe'', në deklaratën e dërguar në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ) pretendon se nëse i sigurohet pacenueshmëri ai do të mund të ndihmojë prokurorët.
Doe i cili thekson se asnjëherë nuk ka punuar për një shërbim të inteligjencës ose një shtet, potencoi se ai këto dokumente i ka nxjerrë me qëllim që të tërheqë vëmendje në "pabarazinë e të ardhurave" në botë.