Adel Ömeragiç,Lejla Bıogradlıja
07 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
BUDVË (AA) – Përfundoi Forumi i “To Be Secure (2BS)” në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Budvë, që këtë vit po mbahet për herë të gjashtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e fundit të forumit ku u diskutuan çështje të sigurisë globale dhe ndërkontinentale, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, presidentja e Kroacisë, Kolinda- Grabar Kitarovic, dhe presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mbajtën fjalim në panelin me titull “Mbrojtja e përbashkët - Përgjegjësi e përbashkët”.
Duke e theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, presidenti Vujanoviç e shprehu dëshirën që Mali i Zi të jetë shembull i mirë për Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën, shtete këto që gjithashtu janë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Ndërkaq, presidenti kroat tha se ofrojnë mbështetje në anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke shtuar se “Edhe Koracia ka përjetuar disa probleme gjatë rrugës drejt anëtarësimit në NATO, por në mënyrë që t’i mënjanojmë paragjykimet e pranishme dhe t’i informojmë qytetarët tanë, organizuam shumë fushata”.Duke i vlerësuar si “paragjykime” pohimet se NATO do të hapë bazë në Mal të Zi, Kitaroviç u shpreh se veçmë e kanë dëshmuar se anëtarësimi në NATO është i dobishëm për çdo shtresë të shtetit me në krye qytetarët.Në fjalimin e tij, presidenti slloven Pahor, e shfaqi respektin e tij për vendimin e çdo shteti të rajonit në lidhje me anëtarësimin në NATO dhe vlerësoi se “E kuptoj dëshirën e Malit të Zi për anëtarësim në NATO si dhe mosaplikimin e Serbisë. Ndërkaq, aplikimi për anëtarësim i BeH-së do të hap dyert për një epokë të re në siguri”.