Büşra Nur Bilgiç Çakmak
12 Shkurt 2020•Përditësim: 13 Shkurt 2020
Dy letra-bombë kanë shpërthyer sot në mëngjes në Holandë, konfirmoi policia lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëra letër-bombë ka shpërthyer në veriperëndim të Amsterdamit.
Policia në Amsterdam në Twitter njoftoi se nuk ka të lënduar.
Shpërthimi i dytë ndodhi në Kerkrad, në provincën Limburg.
Policia në Limburg njoftoi se letra e dytë-bombë shpërtheu në një kompani për klasikimin e postës në Wiebachstraat, Kerkradeu.
Nuk ka të plagosur ndërsa objekti është evakuuar dhe hetimi është në rrjedhë.
“Ende nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje me shpërthimin këtë mëngjes në Amsterdam”, njoftoi policia në Limburg.