Abdullah Aşıran
26 Janar 2021•Përditësim: 26 Janar 2021
Në Holandë janë mbajtur protesta kundër masave dhe orës policore të vendosura në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në mediat sociale, qindra persona të mbledhur në qytetet e ndryshme të vendit për të protestuar kundër masave të COVID-19, kanë shkaktuar trazira.
Protestat vazhdojnë që nga e shtuna e javës së kaluar, ndërsa mbrëmë janë arrestuar 70 persona.
Në Rotterdam u arrestuan 20 persona
Ndërkohë në protestat në jug të Rotterdam protestuesit sulmuan policinë me fishekzjarre dhe gurë, ndërsa gjithashtu plaçkitën dyqanet.
Nga ana tjetër policia intervenoi me qen dhe topa uji.
Edhe në qytetet Amsterdam, Haarlem, Geleen, Helmond, Zwolle, Amersfoort, Den Bosch dhe Tilburg ndodhën incidente të ngjashme, ku gjithashtu iu vu flaka automjeteve.
Në kuadër të masave ndaj COVID-19 më 23 janar në mbarë vendin u vendos ndalesë për dalje mes orë 21.00 dhe 04.30.
Në protestat e së njëjtës mbrëmje në qytetin Urk iu vu flaka qendrës për teste.
Protesta të ngjashme ndodhën edhe më 24 janar në 14 qytete kryesisht Amsterdam, Lahey dhe Eindhoven, ku ishin arrestuar qindra persona.
Shoqata e Policëve të Holandës në deklaratë kishte theksuar se që 40 vite nuk kishin ndodhur protesta të tilla në vend.