İlkay Guder
25 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të takimeve dypalëshe në Bruksel, do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministren britanike, Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan i cili po qëndron në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, për të marrë pjesë në “Mbledhjen e presidentëve dhe të kryeministrave të vendeve anëtare të NATO-s”, në kuadër të samitit dhe programit të NATO-s do të zhvillojë takime dypalëshe.
Në kuadër të kësaj, presidenti turk Erdoğan do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Më pas në ndërtesën e re të Shtabit të NATO-s, Erdoğan do të takohet me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe pas saj me kancelaren gjermane, Merkel.