Elvir Bucalo
25 Maj 2017•Përditësim: 25 Maj 2017
BRUKSEL (AA) – Të gjithë pjesëmarrësit në darkën e punës, të mbajtur në kabinetin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian Federica Mogherini, konfirmuan përcaktimin e plotë të procesit të integrimit në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
“Theksuan edhe vendosmërinë edhe interesin e përbashkët që të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë që do të duhej të ndjehej në cilësinë e qytetarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
Forcimi i mirëkuptimit, marrëdhënieve të mira fqinjësore, respektimi i ndërsjellë dhe bashkëpunimi u konfirmuan si udhëzime pune për mysafirët e Ballkanit Perëndimor. Përfaqësuesja e Lartë inkurajoi kryeministrat që të përshpejtojnë aktivitetet e domosdoshme për t’iu përgjigjur pritjeve të qytetarëve dhe të afrojnë të ardhmen brenda BE-së.
Në darkën e punës me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së ishte edhe mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Nga partia e tij, LSDM, në një njoftim thanë se Zaev pas darkës me Mogherinin dhe 6 kryeministrat e Ballkanit deklaroi se është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe avancimin e perspektivave drejt BE-së.
“Folëm për projektet rajonale dhe mbështetjen e madhe nga BE-ja për projektet infrastrukturore të cilat janë në fazë të ndërtimit ose aplikimit, folëm për çështjet e hapura bilaterale të cilët ekzistojnë në rajon, ndërsa do të ishin pengesë për avancimin e ardhshëm drejt BE-së dhe sigurisht më e rëndësishmja ishte të forcohet bashkëpunimi”, deklaroi mandatari Zaev, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Në darkën e punës u konstatua se është e domosdoshme nevoja e takimeve të rregullta të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e lartë të BE-së.
Rikujtojmë se në Bruksel të mërkurën u mbajt darkë pune në të cilën morën pjesë Mogherini dhe gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Mogherini para darkës mbajti takime të ndara me gjashtë zyrtarët e vendeve të rajonit.
Në takim morën pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i Kosovës Isa Mustafa, i Malit të Zi Dushko Markoviç, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç dhe mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.