Sarp Özer
16 Nëntor 2016•Përditësim: 16 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi sot në Ankara se për ambasador të Turqisë në Izrael është emëruar Kemal Okem, këshilltari i deritanishëm i kryeministrit për punë të jashtme, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kemi emëruar zotëri Kemal Okem, këshillltarin e kryeministrit për punë të jashtme për ambasador në Izrael. Edhe ata (Izraeli) emëruan ambasadorin e tyre”, tha Erdoğan para nisjes për në Pakistan.