İlkay Guder,Ramazan Turgut
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
RIJAD (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është pritur nga Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz me ceremoni zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Bahrein, Erdoğan në kuadër të turit të tij në vendet e Gjirit, ka vizituar Arabinë Saudite. Ai është pritur në kryeqytetin e këtij vendi, Rijad përmes një ceremonie zyrtare nga Mbreti i vendit Selman.
Pas ceremonisë së pritjes në rezidencën Jemame, Presidenti Erdoğan ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga mbreti në nder të tij.
Presidenti Erdoğan më pas do të marrë pjesë në takimin mes delegacioneve të të dy vendeve.