Büşra Selvi Öğütcen
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
SEUL (AA) – Kim Jong-nam, vëllai i diktaorit koreano-verior Kim Jong-un është vrarë në Malajzi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke cituar një burim të paemëruar nga qeveria, agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap ka raportuar se Kim Jong-nam është vrarë në një atentat.
Televizioni koreano-jugor Chosun TV raporton se atantatin ndaj Kim Jong-nam në njërin nga aeroportet e Malajzisë e kanë kryer dy agjentë. Vrasja është kryer me injeksion vdekjeprurës.
Dy femra dyshohet se kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.
Kim Jong-nam është djali i madh i ish-udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-il. Në Korenë e Veriut nuk ka asnjë titull për shkak se ka lindur në marrëdhënie jashtëmartesore nga lidhja e ish-liderit me aktoren e Koresë së Jugut Sung Hae-rim.