Tufan Aktaş
26 mars 2021•Përditësim: 26 mars 2021
Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed njoftoi se trupat e Eritreas që mbështesin operacionin ushtarak kundër rebelëve në veri do të tërhiqen nga Etiopia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë Ahmed kujtoi se Fronti për Çlirimin e Popullit Tigray (TPLF) kreu një sulm me raketa si në qytetet e tjera ashtu edhe në Eritrea pasi sulmoi forcat e ushtrisë federale në nëntor të vitit 2020.
Duke theksuar se forcat e Eritreas u lejuan të hynin në Etiopi për të parandaluar sulmet, Ahmed deklaroi se vendosën të tërhiqnin forcat e Eritreas pas takimit me presidentin e Eritreas, Isaias Afewerki.
Duke deklaruar se Etiopia do të marrë përsipër sigurinë në rajonet kufitare ku janë tërhequr forcat e Eritreas, Ahmed tha se të dy vendet do të vazhdojnë të konsolidojnë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ekonomik.
Kryeministri etiopian, Ahmed pas disa muajve të martën e pranoi se forcat e Eritreas ishin bashkuar gjithashtu në operacionin në rajonin Tigray.
Forcat e Eritreas janë akuzuar nga organizatat e të drejtave të njeriut për masakra civile dhe përdhunime në Tigray.
Qeveria e Ahmed-it është bërë aleate me fqinjin e saj Eritrean kundër TPLF, e cila dikur ishte forca dominuese në politikën e vendit.