Meryem Kasım
27 Shkurt 2016•Përditësim: 28 Shkurt 2016
GAZË (AA) - Familjet e katër të rinjve palestinezë, të rrëmbyer në gusht të vitit të kaluar në Gadishullin e Sinait në Egjipt, kërkojnë nga autoritetet egjiptiane që sa më parë të gjejnë fëmijët e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Familjet e personave të rrëmbyer u takuan në Gazë para ish-përfaqësisë egjiptiane. Në emër të familjarëve, Muhamed Sultan tha se persona të armatosur gjatë vitit të kaluar kishin rrëmbyer fëmijët e tyre dhe se gjashtë muaj nuk kanë asnjë informacion rreth tyre.
Ata i bënë thirrje qeverisë egjiptiane, por edhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Unionit Arab dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që të angazhohen në gjetjen e fëmijëve të tyre.