Gülbin Yıldırım
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
WASHINGTON (AA) - Banka Qendrore Amerikane (FED) për shkak të mangësive në çështjen e luftës kundër pastrimit të parave ka gjobitur me 41 milionë dollarë bankën gjermane Deutsche Bank, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga FED thuhet se ndëshkimi është dhënë për shkak se Deutsche Bank nuk ka ndërmarrë inspektimet e nevojshme në transaksionet e dyshimta me miliarda dollarë që ka kryer gjatë viteve 2011-2015.
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se Bordi i Drejtuesve të FED ka marrë këtë vendim ndëshkues që Deutsche Bank të ndalojë aktivitetet e "pasigurta dhe jo të rregullta", si dhe vihet në dukje se banka ka pranuar t'u japë fund parregullsive në fjalë.