Alban Agushi
29 maj 2025•Përditësim: 30 maj 2025
Në qytetin Iquitos të Perusë, në kuadër të "Festivalit Muyuna" u mbajt aktiviteti i "kinemasë lundruese", raporton Anadolu.
Aktiviteti synon të krijojë platformë që nxjerr në pah pyjet e botës, inkurajon mbrojtjen e tyre dhe mbështet shprehjet kulturore të komuniteteve që jetojnë në këtë rajon.
Njerëzit mbi varka u mblodhën përreth platformës lundruese të ngritur në rajon dhe shijuan momentet e filmit që ndoqën.