Haydar Karaalp
23 Gusht 2020•Përditësim: 25 Gusht 2020
Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA kundër organizatës terroriste DAESH ia dorëzoi bazën ushtarake Taji në veri të Bagdadit forcave irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Forcat e Koalicionit ua dorëzuan pozicionin 8 në bazën ushtarake Taji forcave irakiane”, tha në një deklaratë për shtyp gjeneralmajor Tahsin Hafaji, zëdhënës i Komandës së Operacioneve të Përbashkëta të Irakut.
Hafaji njoftoi se në pozicionin e dorëzuar forcat e SHBA-së, Australisë dhe Zelandës së Re stërvitnin trupat irakiane, ndërsa në të ardhmen do të përdoret nga forcat e Irakut.
Forcat e koalicionit në Irak më parë u kishin dorëzuar disa baza ushtarake forcave të vendit.