Mahmut Geldi
23 Gusht 2020•Përditësim: 24 Gusht 2020
Hezbollahu libanez njoftoi se ka rrëzuar një dron që ka shkelur hapësirën ajrore të vendit në jug, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Hezbollahu tha se droni izraelit ëshë rrëzuar dje pasi ka fluturuar në qiellin e qytezës Ayta al-Shab, në qytetin jugor libanez Nebatiye.
Në deklaratë thuhet se anëtarët e organizatës i kanë gjetur mbetjet e dronit në fjalë.
Ndërkaq, autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar në lidhje me incidentin.
Dronët, avionët luftarakë dhe anijet luftarake të Izraelit shpesh shkelin kufijtë e Libanit. Zyrtarët libanezë ankohen për këto abuzime në Kombet e Bashkuara në çdo rast.
Kryeministri libanez Hassan Diab tha në qershor se në vitin 2019, Izraeli ka kryer gjithsej 2.290 shkelje të kufirit, përfshirë 178 të kufirit tokësor, 739 detar dhe 1.373 shkelje të hapësirës ajrore.
Ndërkaq, në pesë muajt e parë të këtij viti, sipas Diab, Izraeli ka bërë 374 shkelje të kufirit tokësor, 386 shkelje të kufirit detar dhe 250 shkelje të hapësirës ajrore.