Ekip
21 Mars 2018•Përditësim: 21 Mars 2018
RAMALLAH (AA) – Një palestinez u plagos dhe dhjetëra të tjerë pësuan nga asfiksimi i përkohshëm në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dëshmitarëve okularë forcat izraelite kryen bastisje në qytetin Al-Mughayyir pranë Ramallahut duke shkaktuar përleshje me banorët lokalë.
Forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se një palestinez u plagos lehtë gjatë përleshjeve.
Dhjetëra studentë gjithashtu pësuan asfiksim nga gazi lotsjellës i ushtarëve izraelitë.
Ushtria izraelite shpesh herë kryen bastisje në të gjithë territorin e pushtuar të Bregut Perëndimor nën pretekstin për arrestimin e palestinezëve "të kërkuar".