Safiye Karabacak
09 Korrik 2021•Përditësim: 09 Korrik 2021
Të paktën 11 persona janë plagosur për shkak të sulmit të forcave izraelite ndaj palestinezëve që zhvilluan protestë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se është kryer ndërhyrje për 11 persona që u plagosën nga plumbat plastikë dhe 20 të tjerëve që u prekën nga gazi lotsjellës në ndërhyrjen e forcave izraelite në zonën Kusra në juglindje të qytetit Nablus.
Po ashtu bëhet e ditur se janë trajtuar edhe 6 persona që u prekën nga gazi lotsjellës në ndërhyrjen e forcave izraelite në zonën Beita në jug të qytetit Nablus.
Rikujtohet se forcat izraelite nuk i kanë dorëzuar ende familjes, trupin e 20-vjeçarit Muhammed Farid Ali Hasan i cili humbi jetën pasi më 3 korrik u qëllua me plumba të vërtetë nga forcat izraelite në fshatin Kusra në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor.
Mortet e palestinezëve që Izraeli nuk ua dorëzon familjeve varrosen në varrin e emërtuar "Varreza e Shifrave" dhe në të cilin në vend të emrave në gurin e varrit shënohen vetëm shifra.
Sipas Nismës për të Rimarrë Trupat e Dëshmorëve, në "Varrezën e Shifrave" mbahen trupat e 254 palestinezëve që janë martirizuar nga Izraeli në mënyra të ndryshme që nga viti 1967.