Mahmoud Barakat
09 Gusht 2019•Përditësim: 09 Gusht 2019
Presidenca e Mauritanisë të enjten vonë shpalli kabinetin e ri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e re u shpall në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror.
Më 1 gusht, Mohamed Ould Ghazouani u betua si presidenti i sapozgjedhur i Mauritanisë për një mandat pesë-vjeçar.
Ghazouani, 63 vjeç, është presidenti i dhjetë i Mauritanisë që nga pavarësia e saj nga Franca në vitin 1960.
Ai fitoi zgjedhjet presidenciale të 22 qershorit me 52 për qind të votave.