Zehra Nur Düz
20 Maj 2020•Përditësim: 21 Maj 2020
Autoritetet shëndetësore në Algjeri dhe Mauritani konfirmuan më shumë vdekje dhe infeksione për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë së Algjerisë tha se 6 persona kanë vdekur nga COVID-19, duke çuar numrin e vdekjeve në 561.
Ministria tha se janë zbuluar 176 raste të reja, duke e rritur gjithsej numrin në 7.377.
Gjithsej 121 persona u shëruan, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rikuperimeve në 3.746.
Në Mauritani, autoritetet shëndetësore thanë se 50 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 131.
Vendi ka konfirmuar 4 vdekje si pasojë e pandemisë deri më tani si dhe 6 pacientë të shëruar.