Ekip
07 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
PARIS (AA) – Një zyrtar francez i sigurisë ka konfirmuar se gjatë aksionit anti-terrorist në një paralagje të Parisit dhe në juglindje të Francës janë arrestuar disa persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat e arrestuar dyshohen për përgatitje të sulmit të mundshëm. Zyrtari theksoi se janë arrestuar të martën për shkak të aktiviteteve të dyshimta në rrjetet sociale, që çonin në atë se janë përgatitur për sulm.
Aksioni edhe më tej është në rrjedhë në rajonin Val-de-Marne, në juglindje të Parisit dhe në rajonin Alpe-Martim që përfshin rivierën franceze dhe Aplet. Kjo vijoi disa ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për luftë kundër terrorizmit, i cili u miratua me qëllim që të hiqet gjendja e jashtëzakonshme në vend e vendosur pas sulmit të para dy vitesh.