Murat Ünlü
28 Qershor 2017•Përditësim: 28 Qershor 2017
PARIS (AA) - Prokuroria në Paris ka nisur hetime pasi disa kompani franceze ishin cak i sulmeve kibernetike globale, raporton Anadolu Agency (AA).
Hetimet ka nisur pasi që disa kompani franceze u goditën me virusin ”Petya” dhe ”Petwrap“ të cilat kanë principet e njëjta me virusin ”WannaCry“ i cili vitin e kaluar goditi 150 shtete.
"Ndalimi i funksionimit të sistemeve kompjuterike", si dhe "hyrje në kompjuterët në Francë me qëllim të mashtrimit", janë disa nga arsyet për fillimin e hetimit.
Hekurudhat franceze SNCF, zinxhiri i dyqaneve Auchan, kompania për prodhimin dhe shitjen e materialeve të ndërtimit Saint-Gobain, si dhe shumë kompani më të vogla dje ishin shënjestra të sulmeve kibernetike.
Sulmet fillimisht në masë më të madhe u shfaqën në Ukrainë dhe Rusi dhe më pas u përhapën në vendet tjera evropiane, SHBA dhe Australi.