Kasım İleri
28 Qershor 2017•Përditësim: 29 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) - Ish zyrtari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-ve dhe eksperti i Institutit Hudson me qendër në Washington Michael Doran, duke e theksuar një hap të gabuar dhënien e armëve nga ana e SHBA-ve për organizatën terroriste PYD/PKK, tha se në çështjen e YPG-së bart të njëjtat shqetësime me qeverinë turke, rarpoton Anadolu Agency (AA).
Michael Doran, ka mbajtur një fjalim në panelin me temë "Lufta e Sirisë dhe siguria rajonale" e organizauar nga Turkish Heritage Organization (THO) me pjesëmarrjen e ish Zëvendës Nënsekretarit amerikan të Mbrojtjes përgjegjës i politikave në Lindjen e Mesme dhe ish Sekretari i Shtetit gjenerali në pension Mark Kimmit me profesoreshën e universitetit kombëtar të mbrojtjes, Denise Natali.
Doran në lidhje me strategjinë e SHBA-së në rajon, tha se: "Nuk shoh një strategji të qartë këtu. Unë mendoj se drejtimi aktual i qeverisë është një lloj prirjeje".
Pasi ka rikujtuar se presidenti Donald Trump përgjatë fushatës zgjedhore ka bërë dy premtime në lidhje me Lindjen e Mesme, Doran tha se këto janë "përpjekjet për të triumfuar sa më parë nga sa pritet kundër DEASH-it" dhe "rigjallërimin e aleancave tradicionale kundër Iranit".
Më tej duke cituar se edhe qeveria e Trumpit ashtu sikurse në periudhën e Barack Obama-s nuk ka dëshiron ridërgimin e ushtarëve amerikanë në rajon, Doran ka vënë theksin se bashkë me këtë Trump është shumë i gatshëm për të qenë efektiv në Lindjen e Mesme kundër ndikimit të Iranit në rajon.
"Qeveria mendon se në saj të politikave të njëanshme të Obamës në 4-5 vitet e fundit për Irakun, Sirinë dhe Libanin por edhe për bisedimet bërthamore me Iranin i kanë lënë një dorë goxha të dobët në rajon qeverisë së re", ka vlerësuar Doran.
Mbështetja e SHBA-ve me armë për YPG-në
Duke vënë theksin se përparësia e parë e Uashingtonit është të mposhtin DEASH-in, Doran ka bërë të ditur se ky premtim që Trump u ka dhënë votuesve e ka vendosur në vështirësi në postin e presidentit dhe se për këtë arsye ka vlerësuar alternativën për ti dhënë armë YPG-së.
Ndër të tjera Doran ka shpjeguar se është një gabim dhënia e armëve ndaj YPG-së nga SHBA-të.
"Mendimi im personal është se ky ishte një gabim. Edhe unë bart shqetësimet që kanë shprehur turqit, qeveria turke në lidhje me YPG-në. Qeveria turke shumë herë e ka thënë se nuk do të lejojë formimin e një qeverie të PKK-së ngjitur me kufijtë e saj, por përsa kohë që ne vazhdojmë të japim armë dhe trajnime për YPG-në i afrohemi edhe më shumë asaj pike. Dhe, përsa kohë që një afrim drejt asaj pike ne largojmë nga vetja jonë turqit dhe shtyjmë drejt rusëve", tha Doran.
Ai gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se Trump duhet të formojë komunikim të mirë me Turqinë nëse dëshiron të zhvillojë një strategji në rajon kundër Rusisë dhe Iranit.
Duke cekur se është e paqartë situata politike në Siri pasi administrata amerikane të fitojë kundër DEASH-it, Doran ka pretenduar se SHBA-ja ka kaluar në veprim për të mposhtur DEASH-in por se nuk ka një plan për periudhën e mëpasshme dhe se askush nuk ka dijeninë se në çfarë pike do të evoluojë Siria pas DEASH-it.
Propozimi për administratën e SHBA-ve "mblidhni armët e dhëna ndaj PYD-së"
Gjenerali në pension Mark Kimmitt tha se që nga fundi i periudhës së George W. Bush, SHBA-ja tashmë në Irak edhe në Siri ndjek një politikë duke qëndruar pas si lidere ku përveç forcave të saj ajo ofron mbështetje ndaj forcave lokale.
Këto politika të ndjekura në Siri shkaktojnë shqetësime tek Turqia, thekson Kimmitt duke rekomanduar që SHBA-ja menjëherë pasi të mposhtë DEASH-in në Rakka duhet të mbledhë armët që i ka dhënë PYD/PKK-së.
"Gjëja më e shpejtë që mund të bëjë Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes është të nisë një çarmatosje shumë mirë projektuar dhe programin e Integrimit (DDR). Ata duhet t'i çarmatosim në mënyrë të shpejtë dhe duhet t'i integrojmë sërish brenda shoqërisë. Duhet të sigurojmë që njerëzit që mbajnë armë t'i lënë ato dhe të drejtohen sërish që të kujdesen për familjet e tyre. Kjo me siguri do të jetë gjëja më e vështirë", u shpreh Kimmitt.
"Siria dhe Iraku nuk ndahen, rrënohen"
Ndërsa Natali shtoi se Siria dhe Iraku nuk po ndahen por po rrënohen në një mënyrë e cila do të lindë një problem më kompleks të sigurisë.
"Shumë persona thonë se Siria do të ndahet mes sunitëve, shiitëve dhe kurdëve por për mendimin tim situata nuk është e tillë. Kufijtë zyrtarë të Irakut dhe Sirisë qëndrojnë ende por kufijtë e caktuar brenda janë rrënuar. Për këtë arsye kemi përballë një shtet tepër të fragmentuar", tha ajo.
"Asgjë nuk do të jetë si më parë në Siri", potencoi Natali duke shtuar se bashkë me këtë është e gabuar të ketë pritshmëri për një shoqëri apo situatë homogjene në nivelin politik kryesisht pas DEASH-it në Siri.